Një 35-vjeçar humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Krushevë të Klinës

by Nexhat

Një 35-vjeçar ka humbur jetën sot si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në fshatin Krushevë e Vogël, komuna e Klinës.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

banner

Gashi bëri të ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

“Rreth orës 12:52, ka ndodhur një aksident në magjistralen Klinë- Gurakoc, në fshatin Krushevë e Vogël. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një veturë dhe një kamion. Për vozitësin e automjetit, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen, ndërsa vozitësi i kamionit ka pësuar lëndime”, ka deklaruar ai

Ndryshe, në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 46 aksidente trafiku, ku 14 prej tyre ishin me persona të lënduar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy