Qeveria mban mbledhje elektronike, ZKM-ja tregon për vendimet që u morën

by Nexhat

Qeveria e  Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 184-të me radhë, kësaj radhe në mënyrë elektronike, ka njoftuar zyra e kryeministrit.

Qeveria ka njoftuar për emërimin e drejtorëve të Bordit të Ndërmarrjes Publike Qendrore Posta e Kosovës.

“Ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë Nr. 06/56 të datës 26 janar 2022 për emërimin e drejtorëve të Bordit të Ndërmarrjes Publike Qendrore Posta e Kosovës Sh. A., sipas të cilit në vend të z. Fadil Bejta, kryesuese e bordit të drejtorëve emërohet znj. Hyrmete Mydyti”, thuhet në komunkatë

Po ashtu është miratuar Programi për Reforma në Ekonomi 2024-2026.

“Ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë Nr. 08/182 të datës 10 janar 2024 sipas të cilit ndryshohet kodi buxhetor në pikën 2.1. të vendimit. Pikat tjera të Vendimit të Qeverisë Nr.08/182 të datës 10.01.2024 mbesin të pandryshuara”, thuhet në komunikatë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy