“Çmenduri të flitet për luftë”, Lajçi: Lufta mbjell panik

by Nexhat

Komentatori politik Driton Lajçi e ka quajtur çmenduri të flitet për luftë, duke folur për relacionet e Kosovës me Serbinë.

Ai këto komente i ka bërë në emisionin “Politko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10 që sipas tij, fjalori i luftës ka pasoja për Kosovën

“Apeli për luftë nuk është shaka, mbjell panik, frikë, ka ndikim te investitorët e aq më shumë tash kur e kemi liberalizimi i vizave që ndikon në ikjen e njerëzve”, ka thënë Lajçi.

Sipas tij, Vuçiq në krejt karrierën e tij është ndërtuar mbi konflikte.

“Vet diskursi i luftës është diçka e cila nuk do të duhej të jetë pjesë debateve tona, e aq më pak e politikave tona. Është çmenduri që në qershor 19999 e përfunduam një luftë mes Kosovës dhe Serbisë, dhe pas më shumë se 20 vjet del dikush në Serbi dhe thotë duam të luftojmë kundër Kosovës”, ka thënë Lajçi

Ai iu k bërë thirrje edhe politikanëve kosovarë që fjalë ‘luftë’ ta përdorin sa më pak. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy