Danas: Pse Serbia po armatoset kaq shumë, ndërsa Vuçiq përsërit se dëshiron paqe?

by Nexhat

Vazhdimisht dëgjojmë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dëshiron paqe, prej nga vjen slogani “Paqe, stabilitet, Vuçiq”, dhe lind pyetja se pse Serbia, siç tregojnë të dhënat e hulumtimit të emisionit “Dozvolite”, ka kaluar gati tre vjet që nga viti 2014 duke dhënë miliarda dollarë për ta armatosur ushtrinë, shkruan gazeta Danas.

Më saktësisht, siç thuhet në hulumtim, nga viti 2014 deri në fund të vitit 2023, Forcat e Armatosura të Serbisë kanë investuar 2.87 miliardë dollarë në pajisje dhe armatime ushtarake.

banner

Kjo shifër nuk përfshin vlerën e avionëve MiG-29, tankeve T-72B1MS dhe mjeteve të blinduara BRDM-2MS, të cilat i janë dhuruar Serbisë nga Rusia.

Fundjavën e kaluar, Vuçiq, gjatë një vizite në Qendrën Operative Detyre të Agjencisë së Sigurisë Ushtarake në Beograd, paralajmëroi blerjen e armëve të reja në përgjigje të blerjes së raketave antitank “Javelin” nga Kosova

Kryetari i Këshillit Atlantik, Vladan Zhivuloviq, beson se ky investim në pajisje dhe armatime ushtarake është më shumë populist sesa praktik.

“Në këtë skenar, ku jemi të rrethuar nga NATO, nuk besoj se do të kishin ndonjë shans nëse do të hynin në konflikt”, thotë Zhivuloviq.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy