Hasani: Shqipëria do të vazhdojë të jetë interlokutori më i mirë mes Kosovës e BE-së

by Nexhat

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, sot në Prishtinë tha se Shqipëria do të vazhdojë të jetë interlokutorja më e mirë mes Kosovës dhe Bashkimit Europian.

Ai tha se përveçse do të angazhohen për Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së, do t’ia përcjellin edhe shqetësimet e hapat që ata mendojnë se Kosova duhet të ndërmarrë, 

banner

“Shqipëria do të vazhdojë të jetë interlokutori më i mirë mes Kosovës dhe Bashkimit Europian, duke ditur fort mirë rolin që kemi dhe pozicionin që kemi. Do të vazhdojmë të jemi jo vetëm me vëmendje maksimale për atë që duhet bërë për avancimin e agjendës së Kosovë në integrimin në BE, por edhe për t’i përcjellë vëllezërve dhe motrave tona në Prishtinë kush janë problemet, shqetësimet dhe hapat që ne modestisht mendojmë se duhet ndërmerren bazuar në eksperiencat tona. Dhe ky takim sot është pjesë e kësaj gjëje që ne gjithë këtë marrëdhënie që kemi, të vazhdojmë ta kemi të institucionalizuar, të raportuar dhe të dakordësuar në çdo hap që ne do të marrim në të ardhmen”.

Ai shtoi se vizita e tij në Prishtinë është për të dakordësuar veprimet që “do t’i kryejmë në mënyrë të përbashkët midis Tiranës dhe Prishtinës në vitin aktual, 2024-ta është i rëndësishëm për gjithë faktorin ndërkombëtar, ka zgjedhje në BE dhe në SHBA dhe këto janë momentet që s’duhet t’i humbasim. Kosova po kryen detyrat e saj”

“Ajo që ka ndodhur më 26 tetor, pranimi pa asnjë kusht i propozimit të BE-së nga kryeministri Albin Kurti, janë mënyra e vetme se si ne e shohim angazhimin e Kosovës në raport me faktorin ndërkombëtar”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy