Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi sot takime me drejtues e përfaqësues të partive politike në Kosovë.
Hasani zhvilloi takime me Vlora Citakun e PDK-së, Lumir Abdixhikun e LDK-së, Ramush Haradinajn e AAK-së dhe Fatmir Limajn e Nisma, të cilët kanë kontribuar në shtetformimin e Kosovës së lirë dhe të pavarur.
“Të udhëhequr nga vizioni i përbashkët politik dhe strategjik për mbrojtjen dhe afirmimin e interesave të shqiptarëve kudo në rajon, së bashku do të vazhdojmë angazhimin tonë në promovimin e rolit e shqiptarëve, si kontribues në forcimin e sigurisë, paqes dhe stabilitetit rajonal”, u shpreh ministri Hasani.