Kur do të mbërrijnë Javelin’ët në Kosovë? Përgjigjet Ministri i Mbrojtjes

by Nexhat

Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes, është pyetur se kur do të vijnë në Kosovë Javelinët.

Ai, në “Pressing” të T7, tha se tash është çështje e komunikimit me prodhuesin, pa përmendur ndonjë datë.

“Tash është çështje e komunikimit me prodhuesin. Për ne ka qenë shumë e rëndësishme pranimi i kërkesës nga Departamenti i Shtetit, pra kemi një periudhë goxha të gjatë që kjo kërkesë është shqyrtuar por nuk është pranuar dhe dërguar në Kongresin amerikan. Unë kam pasur rast që gjatë vizitës në dhjetor të takoj James O’Brien, ku njëra ndër pikat që kemi diskutuar ka qenë edhe përshpejtimi i procedurave për pranimin e kërkesës për Javelin, por edhe për aspekte tjera bashkëpunimi. Po ashtu kam diskutuar edhe në departamentin e mbrojtjes për Javelin dhe sistemet e armatimit por edhe bashkëpunimin e mëtejshëm me SHBA”, tha Maqedonci.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy