Pochettino shkakton rrëmujë me deklaratën e fundit, tifozët e Chelseat nuk do ta pranojnë mirë

by Nexhat

Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino është gati për një rifresikim të skuadrës.

Argjentinasi dhe lojtarët e tij po shkojnë në Barcelonë për një pushim nga ndeshjet në Ligën Premier

Blutë kanë një pushim dhjetë-ditor derisa të përballen me Middlesbrough në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Carabao Cup

I pyetur për t’u thirrur nga klubi në lidhje me transferimet gjatë pushimeve, Pochettino u bëri shaka gazetarëve: “Të jem i sinqertë, do të preferoja nëse telefoni nuk do të binte. Nëse nuk bie, është shumë më mirë për mua”

Ai më pas shtoi: “Duhet t’u japim pak pushim lojtarëve dhe stafit gjithashtu sepse është një periudhë shumë e ngarkuar tani dhe ata duhet të marrin frymë pak. Ky pushim është shumë i dobishëm”.

“Pastaj ne do të përgatitemi. Kemi shtatë ditë për t’u përgatitur për ndeshjen e dytë kundër Middlesbrough të martën dhe më pas të premten në FA Cup kundër Aston Villas, dhe më pas të mërkurën përsëri në Ligën Premier”

“Tri ndeshje në tre kompeticione të ndryshme – por unë mendoj se atyre u duhen tre ditë pushim. Ata duhet të rifreskohen, kështu që është e rëndësishme dhe pastaj ata mund të garojnë për gjysmën e dytë të sezonit”

“Shumë nga lojtarët tanë do të përfshihen në mars me pushimet ndërkombëtare dhe shumë gara që tani duhet të kenë pak pushim”, ka shtuar më tej ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy