Barça Femeni hakmerret për ekipin e meshkujve, shkatërrojnë Real Madridin në Superkupën e Spanjës

by Nexhat

Barca Femeni ka mposhtur 4-0 skuadrën e femrave të Real Madridit në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës.

Një mënyrë e mjaftueshme për t’u hakmarrë për humbjen e meshkujve të dielën e kaluar. Blaugranaset dominuan plotësisht ndeshjen me 66 për qind posedim të topit dhe 21 gjuajtje në portën e madrileneve

Mariona Caldentey realizoi dy gola, dy golat e tjerë u shënuan nga ajo që shkëlqeu në Kupën e Botës, Salma Paralluelo.

Barcelona do të përballet me Levanten në finalen e Superkupës, skuadra e dytë më e mirë në Spanjë këtë sezon

Megjithatë, Barcelona është favorit, si ekip me 13 fitore në 13 ndeshje dhe vetëm 3 gola të pësuar deri më tani.

Barcelona është në fakt skuadra më e pozicionuar për të fituar absolutisht gjithçka përsëri këtë sezon.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy