Deputeti i Vetëvendosjes, Fitim Uka, në një prononcim për Gazetën Express ka thënë se nuk do të kandidojë më për deputet.
“Kam thënë që është protestë, sepse kështu di të protestoj. Nuk kandidoj më për deputet”, tha ai
“Unë do të largohem nga politika”, shtoi ai.
Ndërkaq, për Klanin, ai ka thënë se e konsideron si pikë të përmbushur mandatin e tij si deputet.
“Unë e konsideroj si pikë të përmbushur. Pas këtij mandati më nuk do të jem as pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje”
Kallxo.com sot raportoi se pesë deputetët që nuk kanë folur asnjë fjalë gjatë vitit 2023 janë Behgjet Pacolli, Fitim Uka, Adem Hoxha, Bekim Arifi dhe Fadil Gashi.
Pas kësaj, Uka ka reaguar në Facebook, ku ka thënë se heshtja e tij është protestë.
“Kur zëri im është “pengesë”, heshtja ime është protestë! Kur më shumë ka vlerë forma se sa përmbajtja, e më e çmueshme është sekuenca se sa procesi… ndodhë edhe kjo”, ka shkruar ai, duke bashkëngjitur fotografinë me gojë të mbyllur.