Kërkohej nga Interpoli francez për trafik droge, arrestohet në Peru Oltjon Belulaj

by Merita

Policia peruane ka vënë në pranga një shqiptar të shumëkërkuar nga autoritetet franceze.

Në bashkëpunim me Interpolin dhe pas informacioneve të ardhura nga autoritetet franceze, në pranga ra Oltjon Belulaj, 34 vjeç, i cili mbante edhe një mbiemër tjetër.

banner

Kreu i Interpol Peru, Kolonel José Luis Quiroz tha për mediat vendase se Belulaj kërkohej në Francë për “import të lëndëve narkotike për organizatën kriminale”.

Operacioni për kapjen e tij erdhi pas informacioneve se Belulaj do të vinte në Peru nga Brazili ku ndodhej së fundmi, përmes linjës Latam.

Urdhër arresti nga autoritetet franceze ishte lëshuar ndaj tij në vitin 2022 dhe pas një monitorimi të historikut të tij të fluturimeve, u arrit të kapej të martën në mëngjes në aeroportin “Jorge Chávez” me qëllim ekstradimin e tij në Francë.

Mësohet se Belulaj nuk ka dhënë informacion lidhur me aktivitetin e tij në Peru pasi nuk flet spanjisht.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy