Kosova synon ndalimin e dinarit të Serbisë, Lajçak thotë se e ka informuar Brukselin

by Nexhat

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajçak, ka thënë në Davos se ka njoftuar Brukselin për synimin e Prishtinës për të anuluar transaksionet e pagesave me Serbinë, duke shprehur besimin se do të gjendet një zgjidhje që nuk do të ketë pasoja negative.

I pyetur nëse ishte në dijeni të synimeve të Prishtinës për të anuluar transaksionet e pagesave me Serbinë, Lajçak tha për TV Pink se jo vetëm që ishte në dijeni për këtë, por se e ngriti këtë çështje në një bisedë me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bisljimi, dhe se i kërkoi t’i jepte përgjigje për disa pyetje të rëndësishme.

banner

“Unë ia kam përcjellë atë informacion Brukselit dhe shërbimet tona tani po analizojnë situatën. Ne presim që ata të dalin me një qëndrim të përbashkët së shpejti,” tha Lajçak.

I pyetur nëse ishte e rrezikshme, ai u përgjigj se ishte i bindur se nuk do të ketë një situatë të rrezikshme.

“Në këtë moment nuk do të doja të jap asnjë vlerësim. Besoj se nuk do të bëhet e rrezikshme dhe se do të gjejmë një zgjidhje që nuk do të ketë pasoja negative”, tha Lajçak.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë më herët se njoftimet e Prishtinës për anulimin e transaksioneve të pagesave dhe ndalimin e përdorimit të dinarit janë kërcënimi më serioz dhe më i madh për dialogun e deritanishëm dhe se ai po ashtu ka kërkuar nga Lajçak mbështetje për serbët nga Kosova.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy