Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për takimin që ka zhvilluar me homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq, në margjinat e forumit që po mbahet në Davos të Zvicrës.
“Ne diskutuam për rritjen ekonomike dhe progresin e Kosovës, si dhe fushat për bashkëpunim të mëtejshëm siç është arsimi. E falënderova atë për mbështetjen e Kroacisë në lidhje me sovranitetin, mbrojtjen dhe integritetin tonë territorial”.
Pleasure meeting Croatian PM @AndrejPlenkovic on the sidelines of @WEF. We discussed 🇽🇰's economic growth & progress, as well as areas for further cooperation such as education. I thanked him for Croatia's support regarding our sovereignty, defense, and territorial integrity. pic.twitter.com/feffWk4WpU
— Albin Kurti (@albinkurti) January 17, 2024
Pak më herët se Kurti edhe Plenkoviq shkroi për takimin me të. Ai tha se me Kurtin kanë diskutuar për situatën në rajon dhe shprehu mbështetjen e Kroacisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës dhe për rrugën e saj drejt BE-së.
“Me kreun e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, diskutova për situatën në rajon. Ju përgëzojmë për heqjen e regjimit të vizave dhe shprehim mbështetjen tonë për anëtarësimin në Këshillin e Europës, si dhe në rrugën drejt BE-së”, shkroi Plenkoviq.
“Vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin ekonomik Kroaci-Kosovë!”, shtoi kryeministri kroat.