54
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në një panel në Forumin Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës.
Kurti tha se në këtë panel u fol për dialogun e diplomacisë së Ballkanit Perëndimor bashkë me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe liderë të tjerë të rajonit.
“Siguria gjeopolitike e rajonit tonë është thelbësore për sigurinë evropiane, prandaj tema është e një rëndësie të madhe”, shkroi Kurti,
Në fotografitë e publikuara nga Kurti, shihet se pjesë e këtij paneli ishte edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.