Alban Zogaj, nënkryetar i Komunës së Prishtinës, ka thënë se në kryeqytet është bërë shumë punë gjatë vitit 2023.
Në “Pressing” të T7, si argument për ta pretendimin e tij ishte nënshkrimi i kontratave
Ai ka thënë se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, për vitin 2023 ka nënshkruar 350 kontrata.
Sipas tij, ky është një rekord i nënshkrimit të kontratave.
“Unë konsideroj që viti i kaluar 2023 ka qenë mjaft dinamik për Prishtinën. Prishtinë është punu më shumë se krejt Kosovën. 350 kontrata i kemi nënshkruar në vitin 2023. Kjo i bjen që kryetari Përparim Rama me u ulë e me e shkru gati çdo ditë ka një kontratë. Kjo është rekord e nënshkrimit të kontratave”, ka thënë ai.