35
Deputetja Flutura Açka njëkohësisht kryetare e komisionit të medias, në një reagim në rrjetet sociale, shkruan se veprimet e saj janë ato që i beson se janë të drejta.
“Unë mund të pranoj gjykim politik prej kujtdo, por jo prej çyrëve që iu mbajnë diplomat era barut Gërdeci. Unë kam zot vetëm Zotin. Dhe Ai më shtyn të them e të bëj atë që ndiej e besoj se është e drejta. Kjo është e panegociueshme. Nëse keni pengje personale me Lulzim Bashën, përballuni me të vetë, ndershmërisht”, tha Açka