Osmani: Kosova e gatshme ta frenojë çdo agresion nga Serbia

by Merita

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që është komandante supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka folur edhe për sigurinë në vend. Mes tjerash, ka siguruar qytetarët e Kosovës se institucionet e vendit janë të gatshme të frenojnë çdo agresion të mundshëm nga Serbia.

“Pas aktit të agresionit dhe terrorizmit të 24 shtatorit të sponsorizuar nga Serbia, fokusi duhet të jetë vënia e të gjithë autorëve para drejtësisë në Kosovë, marrja e garancive të forta të sigurisë, frenimi dhe masa ndaj Serbisë për veprimet e saj. Serbia ka kohë që po përgatitet për aneksimin e veriut të Kosovës, ndaj përfshirja e Kosovës, fillimisht në Partneritetin për Paqe, e më pas edhe në NATO është një preventivë dhe parakusht për paqe e stabilitet në të gjithë rajonin”, tha Osmani.

banner

Tutje, ajo shtoi se “nëse nuk ndërmerren veprime nga institucionet euroatlantike dhe aleatët, Serbia do të trimërohet nga mosndëshkimi për të vazhduar me agresionin e saj kundër Kosovës dhe destabilizimin e rajonit”.

“Përkundër këtij rreziku, i siguroj qytetarët e Kosovës që institucionet tona, në bashkëpunim me aleatët, janë të gatshme të frenojnë çdo agresion potencial nga Serbia, ashtu siç ndodhi edhe me 24 shtator”, tha e para e vendit.

Osmani mes tjerash ka përmendur përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në NATO, duke theksuar se duhet të jetë prioritet.

“Duke pasur parasysh sfidat e sigurisë me të cilat ballafaqohet Kosova e i gjithë rajoni ynë, jam e bindur se anëtarësimi ynë në NATO duhet të jetë prioriteti numër një. Aspiratat tona për anëtarësim në aleancën më të fuqishme ushtarake janë të vendosura, të bazuara në përkushtimin tonë për sigurinë dhe stabilitetin rajonal e global dhe po punojme me aleatët tanë në NATO që të bëhen hapa vendimtarë edhe në këtë drejtim”, tha presidentja Vjosa Osmani./Reporteri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy