Princesha Kate, bashkëshortja e trashëgimtarit të fronit britanik William, është shtruar në spital që nga e marta në Londër për një nderhyrje kirurgjike të “planifikuar”, njoftuan shërbimet e saj të mërkurën, duke specifikuar se ndoshta nuk do të rifillonte funksionet e saj publike para fundit të marsit.
Princesha e Uellsit, 42-vjeçare, “u shtru dje në Klinikën e Londrës për një operacion abdominal”, sipas njoftimit për shtyp të Pallatit Kensington.
“Operacioni ka qenë i suksesshëm dhe pritet të qëndrojë në spital për 10 deri në 14 ditë”, thuhet në njoftim.
“Bazuar në këshillat aktuale mjekësore, nuk ka gjasa që ajo të kthehet në detyrat publike para Pashkëve”, 31 Mars, paralajmëron Kensington Palace.
Kate, shumë e njohur në publikun britanik, “do të donte të kërkonte falje (…) për faktin se i duhet të shtyjë angazhimet e saj të radhës. Ajo shpreson të jetë në gjendje të rifillojë sa më shumë prej tyre, sa më shpejt të jetë e mundur” , thuhet ne njoftim.
Pallati shpjegon se “do të ofrojë përditësime” për shëndetin e Princeshës së Uellsit “kur të ketë informacione të reja të rëndësishme për të ndarë”.
Nuk ka të dhëna për arsyet e këtij shtrimi në spital, por sipas disa mediave britanike, Kate, dalja e fundit publike e së cilës daton në Krishtlindje, nuk vuan nga kanceri./Informim/