13 minatorë të Trepçës janë lënduar gjatë procesit të punës në këtë minierë.
Prej tyre 11 janë lënduar dhe 2 të tjerë mbeten akoma në spital,
Ata i ka vizituar të mërkurën Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë.
Përmes një postimi në Facebook, Rizvanolli ka thënë se “përkundër lëndimeve të syve, ata kishin vullnetin e vendosmërinë për t’a tejkaluar këtë sfidë e për t’iu rikthyer punës”
”Në Spitalin e Mitrovicës, së bashku me anëtarët e Bordit të ndërmarrjes, vizitova Ramadanin e Nysretin, dy minatorët e lënduar në aksidentin e pasdites së sotme në minierën e Trepçës. Përkundër lëndimeve të syve, ata kishin vullnetin e vendosmërinë për t’a tejkaluar këtë sfidë e për t’iu rikthyer punës. Gjithashtu pamë nga afër përkujdesjen profesionale e të ngrohtë të Doktoreshës së ndërrimit, Mimoza Shabani, dhe infermiereve të Spitalit të Mitrovicës, dhe i njoftuam të lënduarit dhe stafin mjekësor se Qeveria e Republikës së Kosovës është në dispozicion për çdo përkrahje të nevojshme për t’u siguruar që minatorët marrin trajtimin më të mirë të mundshëm. Falënderoj stafin mjekësor të Spitalit të Mitrovicës për kujdesin maksimal ndaj të lënduarve”.
“Minatorët tjerë të lënduar, fatmirësisht, kanë pasur lëndime të lehta dhe janë lëshuar në shtëpi. Nysretit, Ramadanit dhe kolegëve të tyre u urojmë shërim të shpejtë e të plotë”, ka thënë ajo.