Konkurrentët e Big Brother VIP Kosova 2, Ard Gashi dhe Blerando, kanë vazhduar të ngacmojnë Shqipen, derisa kanë debatuar me të.
Shqipja i ka thumbuar dyshen duke thënë se veç kanë bërë mbas femrave në BBVK, por s’kanë treguar asgjë për veten
“Do të mbahesh mend vetëm kujt i ke shkuar nga mbrapa, Blerando i femrave”, i ka thënë Shqipja.
Ardi mes tjerash i ka thënë se ka nevojë për më shumë argumente nga Shqipja
Në ndërkohë, kanë mbetur edhe dy javë deri në përfundim të edicionit të dytë të Big Brother.
Kanë mbetur tashmë dhjetë banorë, pas largimit të Alba Vukajt, në një televotim të papritur që u bë të hënën (15 janar).
Ata garojnë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.