Franca nuk mori pjesë në sulmet e udhëhequra nga SHBA kundër rebelëve Houthi të mbështetur nga Irani, sepse dëshiron të shmangë një përshkallëzim rajonal, deklaroi presidenti francez Emmanuel Macron.

Në një konferencë shtypi, Macron tha se qasja e Francës në Detin e Kuq ishte mbrojtëse dhe Parisi do t’i përmbahej këtij qëndrimi.
Kujtojmë se javën e kaluar SHBA-ja nisi një sulm të ri kundër një objektivi Houthi në Jemen. Sulmi në një vend radari u krye tpak ditë më parë nga shkatërruesi i marinës USS Carney duke përdorur raketa Tomahawk dhe u përshkrua nga Komanda Qendrore e SHBA si një “veprim pasues në një objektiv të caktuar ushtarak”.
Ai erdhi pas sulmeve nga Britania dhe SHBA “të projektuara për të degraduar aftësinë e Houthis për të sulmuar anijet detare, duke përfshirë anijet tregtare”.