Tiranë, arrestohet “skifteri” nga Kosova, grabiti me dhunë një banesë

by Merita

Një 32-vjeçar nga Kosova ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi grabiti me dhunë një banesë në rrugën “Sami Frashëri”.

Tiranë Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që i kryejnë ato. Finalizohet operacioni policor i koduar “Reaction”. Vodhi me dhunë një shumë parash, në një banesë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari.

banner

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se në një banesë në rrugën “Sami Frashëri”, një shtetas, kishte vjedhur me dhunë një shunë parash, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar dhe si rezultat kanë vënë në pranga shtetasin: – D. O., 32 vjeç, banues në Prishtinë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas, më datë 15.01.2024, ka vjedhur me dhunë, në një banesë në rrugën “Sami Frashëri”, një shumë parash. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy