Tone të ashpra dhe përplasje, zbulohen prapaskenat e takimit mes pronarëve të Romës dhe Jose Mourinhos

by Nexhat

Jose Mourinho është larguar nga Roma pas dy viteve e gjysmë qëndrim te gjiganti italian.

Në fakt dëshira e Mourinhos ishte të vazhdonte te Roma së paku deri në fund të sezonit kur do t’i skadonte kontrata, por kështu nuk menduan Dan dhe Ryan Friedkins, pronarët e Romës

banner

Tani mediat italiane kanë zbuluar edhe takimin në Trigoria (qendra stërvitore e Romës), që ka ndodhur mes Dan e Ryan Friedkins me Jose Mourinhon dhe nuk bëhet fjalë për një takim të qetë

Dan Friedkins kishte zbarkuar qëllimisht në Romë, të hënën në mbrëmje, i bindur për të ecur përpara dhe nuk humbi kohë, duke i komunikuar shkarkimin Jose Mourinhos pak pas orës 8 të mëngjesit në prani të djalit të tij Ryan, i cili kishte kërkuar me ngulm ndryshimin

Trajneri portugez nuk e mori aspak mirë: tha fjalë të rënda në anglisht, tipike për ndarjet e turbullta. Presidenti e qortoi Mourinhon për disa mangësi, ndërsa portugezi u përgjigj në të njëjtën mënyrë, duke i kujtuar një sërë premtimesh të pambajtura.

Gjithnjë sipas mediave italiane ka pasur tone të ashpra nga takimi mes palëve pasi nuk janë pajtuar në asnjë moment me njëri tjetrin.

Mourinho shpesh herë kishte thumbuar drejtuesit e klubit, duke thënë se është i vetëm kundër gjyqtarëve duke kritikuar presidentin se në asnjë moment nuk ka reaguar

Mediat në Itali raportuan se kundër Mourinhos kishin dalë edhe një pjesë e mirë e futbollistëve çka bëri që drejtuesit e klubit ta shkarkonin atë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy