Ushtria jordaneze thotë se bombardimet izraelite i dëmtuan rëndë spitalin ushtarak në Khan Younis

by Nexhat

Ushtria jordaneze thotë se spitali i saj ushtarak fushor në qytetin Khan Younis në Gaza është dëmtuar rëndë si rezultat i bombardimeve izraelite në afërsi.

Ajo në një deklaratë e konsideronte Izraelin përgjegjës për “një shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar”, shkruan The Guardian,

banner

Si pasojë e sulmeve izraelite që nisën më 7 tetor në Gaza janë vrarë mbi 24 mijë palestinezë, dhe janë plagosur mbi 61 mijë të tjerë.

Këto shifra në lidhje me vdekjet publikohen nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza e cila kontrollohet nga Hamasi, ajo thekson më shumë se gjysma e viktimave janë civilë, përfshirë fëmijë, gra gjithashtu edhe persona të moshuar.

Nga ana tjetër Izraeli pretendon se më shumë se 9 mijë nga të vdekurit janë pjesëtarë të Hamasit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy