Zeqiri: Baza ligjore për organizimin e zgjedhjeve në komunat veriore është e dyshimtë

by Nexhat

Drejtori i Qendrës Evropiane për Çështje të Minoriteteve, Ardian Zeqiri, ka thënë se baza ligjore mbi të cilën organizohen  peticionet dhe shkarkimet e kryetarëve në veri është e dyshimtë.

Ai tha se mbledhja e nënshkrimeve për 20 për qindëshin e kërkuar po shihet se është një organizim prej Beogradit nëpërmjet Listës Serbe.

banner

“Në komunën e Mitrovicës së Veriut është filluar të mblidhen nënshkrimet, ku janë nënshkruar në mënyrë të organizuar stafi i administratës publike i shëndetësisë. Pas pastrimit të listave zgjedhore, këto komuna e kanë pasur daljen në zgjedhje më të lartën dhe shumë lehtë arrihet nëpërmes organizimit arrihet deri te 20 për qindëshi”.

“Edhe unë pajtohëm që është e dyshimtë baza ligjore mbi të cilën këto zgjedhje, sidomos në kohën pasi që të mbledhen nënshkrimet dhe të vërtetohet 20 për qindëshi se kush i jep detyra KQZ-së për t’i shpallur zgjedhjet sepse Kushtetuta kërkon që referendumi, procedurat për referendum, mënyra të bëhet përmes një ligji”, tha Zeqiri në Rubikon në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se aktualisht nuk ka bazë ligjore për ta futur mekanizimin e referendumit dhe nëse nuk e bëjnë komunat, atëherë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund të ankohet në PZAP dhe çështja mund të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.

“E kjo i bie muaj e muaj një zhagitje ligjore e krejt këtij procesi. Nuk e di nëse bëhet qëllimisht prej qeverisë apo për ndonjë strategji politike. Unë e shoh një rrugë shumë të komplikuar ligjore për sa i përket shkarkimit të kryetarëve”, tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy