Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se sot ka pasur dy takime me strukturat udhëheqëse të degëve në Vushtrri e Mitrovicë.
“Sonte, deri vonë, edhe dy takime të tjera me strukturat udhëheqëse të degëve tona në Vushtrri e Mitrovicë. Takime të hapura, frymëzuese e mobilizuese me kryesitë, kryetarët e nëndegëve e këshilltarët lokal. Ju faleminderit për gjithë përkushtimin.”
Ai shtoi se në këto degë kanë nisur përgatitjet e para drejt një komunikimi nacional.
Abdixhiku ka shkruar se “koha jonë po vjen”.
“Qëndrova mes veprimtarëve të Lidhjes në këto dy degë për t’i nisur përgatitjet e para drejt një komunikimi nacional. U shpalosa planet tona në çdo detaj. Mobilizimi i madh po merr mbështetje në çdo anë. Strukturat tona janë veçse gati për një vit angazhimi në çdo anë nëpër Kosovë. Koha jonë po vjen!