Edhe pse akoma nuk është bërë java që banorët e “BBV” janë futur në shtëpi, ata kanë filluar të thurin dinamikat e tyre me njëri-tjetrin.
Roza e njeh Riken nga jashtë dhe është shprehur që e ka shoqe, por dëshiron që ta njohë temperamentin e saj edhe brenda shtëpisë së “BBV”.
Roza dhe Sara diskutojnë me njëra-tjetrën për një aleancë në shtëpi në mënyrë që të jenë më të forta. Pjesë të aleancës së tyre ato duan të përfshijnë edhe Riken.
Roza: Krijojmë aleancën tonë që të tallim ‘menderen’?
Sara: Por duhet të gjejmë njerëzit e duhur edhe për t’u tallur, sepse s’kemi kohë.
Roza: Jemi ne të dyja, marrim edhe Ilnisën.
Sara: Për Riken mendohu mirë sepse ajo është shumë impulsive dhe bërtet shumë.
Roza: Unë dua t’i jap një shans Rikes sepse e di se çfarë temperamenti ka ajo jashtë. Unë e njoh Riken, por dua ta njoh sesi është në shtëpi.