E enjtja në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ka qenë e mbushur një tema të nxehta që janë diskutuar në darkën e të nominuarve, ndër to edhe videoja e diskutueshme ku Buci shihej duke prekur Santianën në të pasme.
Kjo skenë ka qenë një burim debati jo vetëm brenda por edhe jashtë mureve të shtëpisë së famshme
Gjatë një momenti të darkës, Buci u pyet direkt për këtë veprim të tij, dhe përgjigjet e tij nuk vonuan
Ai u shpreh se në ato çaste, Santianës nuk i kishte penguar “futja e duarve”, duke nënkuptuar se ajo kishte qenë e qetë me sjelljet e tij.
Më tej, në një deklaratë që pritet të ngjallë më shumë diskutime, Buci tha se për Santianën kishte qenë e përshtatshme të ruante miqësinë me të dhe të ishte në qendër të vëmendjes, gjë e cila sipas tij shërbente si një strategji për të qëndruar sa më gjatë në garën e Big Brother
Përndryshe këtë javë të nominuar janë tre konkurrentë të fortë të shtëpisë: Blerando, Ylli Dërvishi (Buci) dhe Santiana Maloku.
Njëri prej tyre do të eliminohet nga gara e madhe të premten, pa një mundësi të dytë kthimi për shkak të shkatërrimit të biletave të fatit që Lumbardhi bëri mbrëmjen e së premtes gjatë spektaklit, me kusht që çmimit të madh t’i shtoheshin 10 mijë euro.