Djali i Smajl Hajdarajt tregon dyshimet për vrasjen e babait, përmend “binomim SHIK-UDB”

by Nexhat

Shpëtim Hajdaraj, djali i veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Smajl Hajdarajt, është i ftuar në “Pressing” të T7, ku po rrëfen për vrasjen e babait të tij më 17 janar 2002.

Ai ka thënë se nuk mund të përmend emra, pasi beson që është një vendim paraprak politik që ka vendosur për vrasjen e babait të tij, Smajl Hajraraj.

banner

Por dyshimet e tij janë për siç e quan ai “binomi SHIK-UDB”.

“Duhet me fillu nga kush e krijoi këtë frymë vëllavrasje. Normalisht dyshimet shkojnë te këta. Tash se cili është roli i secilit individ, këtu nuk ka qenë çështje e një individi që iu ka tek me vra Smajlin. Ka qenë një vendim më i lartë, që unë e quaj ka qenë një lloj binomi SHIK-UDB, ka pas elemente brenda saj”.

“Atyre pjesëtarëve të  SHIK’ut nuk iu ka tek me ardh me vra Smajlin. Unë besoj dhe mendoj logjikshëm se ka qenë një vendim paraprak politik. Tash unë nuk mund të them valla ky person e ka marrë atë vendim, sepse mendoj që ka pasur një rreth më të gjerë të njerëzve”, ka thënë ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy