Gazeta spanjolle, AS i ka kushtuar një artikull special gjatë ditës së sotme (e enjte), yllit të Përfaqësueses së Kosovës dhe Lille, Edon Zhegrovës.
Zhegrova ka qenë njëri nga emrat më të përfolur javëve të fundit pas një forme fantastike me klubin francez, Lille, por edhe në gjithë sezonin vjeshtor
Në 26 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, Zhegrova ka kontribuar me 7 gola dhe 7 asistime, por përveç tyre prishtinasi ka edhe një aftësi tjetër që e bën të përfolët shumë.
Bëhet fjalë për driblimin të cilin ylli i Kosovës e ka dhunti dhe ka përfunduar gjithmonë në vendet e larta në listën e dribluesve më të mirë në futbollin evropian
Dhe, pikërisht për driblimet e tij, gazeta spanjolle AS ka bërë një artikull ku i ka dhënë jehonë duke e cilësuar si një sensacion dhe driblues zbavitës.
https://twitter.com/diarioas/status/1747899375739879830?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1747899375739879830%7Ctwgr%5Ef1b4132a10aa582d7affdf1a36181a273cb9c301%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Feshte-nje-nga-sensacionet-ne-france-gazeta-vjen-nje-artikull-special-per-edon-zhegroven%2F
“Kështu luan dribluesi më zbavitës në ligat e mëdha. Edon Zhegrova është sulmuesi anësor i djathtë kosovar, i cili luan për Lille në Ligue 1 dhe është një nga sensacionet në Francë”
“Aftësia e tij në driblim po lë figura rrëqethëse”, thuhet në përshkrimin e videos nga gazeta AS.