Një grua është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së saj në rrugën “Fitim Domi” në Gjakovë.
Vdekjen e saj e ka konstatuar personeli mjekësor në vendin e ngjarjes
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Rreth orës 13:30 është raportuar se viktima femër e moshës madhore është gjetur pa shenja jete, në oborrin e shtëpisë së saj në rrugën ‘Fitim Domi’ në Gjakovë (personeli mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen)”, ka thënë Elezaj.
Ai tutje ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe aktualisht janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.
“Me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast ‘hetim i vdekjes’, ndërsa trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”.