Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj tha se së bashku me Nismën Socialdemokrate janë të hapur për zgjerim të koalicionit edhe me partitë e tjera politike duke shtuar se do t’i ofrojnë bashkëpunim edhe PDK-së e LDK-së dhe të tjera partive por që nuk do t’i presin.
I pyetur nga RTV21, nëse beson se mund të ketë sërish një koalicion PAN, Haradinaj tha se nuk e di për një gjë të tillë pasi që sipas tij, kohërat dhe rrethanat politike tani kanë ndryshuar
“…Në të ardhmen besoj se edhe partitë e tjera nuk po flasim vetëm pdkja e ldk-ja por edhe të tjerat do t’ju ofrojmë bashkëpunim por nuk do t’i presim po punojmë por jemi të hapur. Nuk e di për këtë kohërat kanë ndryshuar, rrethanat politike janë tjera tani, por marrëveshja jonë me Nismën është e ndërruar si e tillë që të jetë e hapur nuk është marrëveshje e mbyllur kushdo që i bashkohet këtij koalicioni mos ta ndiejnë vetën si i ardhur por si në shtëpinë e vetë”. tha ai.
Kreu i AAK-së Haradinaj beson se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, qytetarët do të jenë ata që do ta ndëshkojnë partinë në pushtet Lëvizjen Vetëvendosje dhe se bindaj e saj për fitore është vetëm arrogancë.
“Ata kanë fituar një vetëbesim se iu ka funksionuar mashtrimi kanë të drejtë me u ndje arrogant sepse mashtrimi i tyre ka funksionuar..Ky vetëbesim e tyre buron nga arroganca se qytetari i toleron i duron ia pranon mashtrimin por mundet me qenë ndryshe qytetari ashtu si ia ka dhënë rastin mundet me ia marrë ka me i ndëshku qytetari jam mëse i sigurt”, tha Haradinaj
