Kryeministri i Bavarisë, Markus Söder, ka ndarë në rrjete sociale një foto me kryeministrin Rama, gjatë forumit të CSU të mbajtur këtë të enjte, ku kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ishte i ftuar nderi në forum.
Në postimin e tij Söder, vlerëson maksimalisht lidhjet e forta mes Shqipërisë dhe Bavarisë
Ai deklaron se Bavaria ka thelluar partneritetin në fushën e bizneseve, si dhe nënvizon se Shqipëria i përket Bashkimit Evropian.
“Shumë faleminderit Kryeministrit Edi Rama për vizitën në manastirin e Banz
Bavaria dhe Shqipëria kanë një lidhje të fort mes tyre.
Franz Josef Strauss ka hedhur themelet e kësaj miqësie të fortë me një vizitë në Shqipëri.
Gjithashtu ne kemi thelluar këtë partneritet nëpërmjet Zyres së bizneseve Bavareze në Tiranë
Le ta themi qartë: Shqipëria i përket Bashkimit Europian”, shkruan Söder.
Vielen Dank für den Besuch in Kloster Banz, Ministerpräsident @ediramaal! Bayern und Albanien haben traditionell eine besonders enge Verbindung. Franz Josef Strauß hat mit einem Besuch in Albanien den Grundstein für diese enge Freundschaft gelegt. Diese spezielle Partnerschaft… pic.twitter.com/daIsXRl0q5
— Markus Söder (@Markus_Soeder) January 18, 2024