Kurti takon kryeministrin e Bullgarisë Nikolai Denkov, e falënderoi për mbështetjen që shteti i tij i dha Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në Davos ka takuar kryeministrin e Bullgarisë, Nikolai Denkov.

Ky takim ishte në ditën e tretë të pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror.

banner

Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar për 13 marrëveshjet e nënshkruara deri më tani ndërmjet dy vendeve dhe 7 të tjera që janë në proces të finalizimit si dhe për bashkëpunim ndërshtetëror dhe rajonal si dhe situatën e sigurisë në rajon.

 “Kryeministri Kurti e falënderoi homologun e tij bullgar për mbështetjen që Bullgaria i ka dhënë Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave, për përkrahjen aktive në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe për kontributin në fushën e sigurisë e mbrojtjes përmes pjesëmarrjes së saj në misionin e KFOR-it”, thuhet në komunikatë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy