Lista Serbe për vendimin e ri të BQK-së: Synim dëbimi i serbëve

by Nexhat

Lista Serbe ka reaguar pas vendimit të ri të Bankës Qendrore të Kosovës që valuta e vetme e lejuar në Kosovë për kryerjen e transaksionit të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave në Republikën e Kosovës të jetë euro.

“Valutat tjera jo euro mund të përdoren në Republikën e Kosovës vetëm si vlera për ruajtje në formë fizike apo në llogaritë bankare në valuta jo euro, për kryerjen e pagesave ndërkombëtare në valuta jo euro dhe për aktivitetet e këmbimit valutor”, thuhet në rregullore të BQK-së.

banner

E Lista Serbe ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se po synon “të dëbojë serbët pa përdorur armë”.

“Vendimi i regjimit të Albin Kurtit që nga 1 shkurti të ndalojë përdorimin e dinarit serb në Kosovë e M. është në fakt vendim për të dëbuar serbët nga këto zona pa përdorur armët”, ka shkruar Lista Serbe në Facebook. “Pasi janë përdorur gjitha format e dhunës institucionale kundër serbëve nga regjimi autoritar i Kurtit, dhe kanë dështuar të dëbojnë gjithë serbët nga Kosova e M., tash ka vendosur të ndalojë dinarin në Kosovë e M. dhe në mënyrë direkte rrezikon mbijetesën fizike të serbëve”

Lista Serbe ka thënë se duhet të jetë alarm për përfaqësuesit ndërkombëtarë që të veprojnë sa më shpejt për “ta ndaluar çmendurinë e Kurtit para se të jetë tepër vonë”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy