Luka Modric fiton gjyqin, shteti spanjollë duhet t’i paguajë disa miliona euro lojtarit

by Nexhat

Futbollisti i njohur kroat, Luka Modriq fitoi gjyqin ndaj shtetit të Spanjës dhe do të bëhet më i pasur për 3.6 milionë euro dhe për këtë fitore luftoi me vite.

Vendimi në favor të Modricit u dha nga Gjykata Ekonomike dhe Administrative në Madrid, e cila vendosi që autoritetet tatimore spanjolle e kanë dëmtuar ndjeshëm mesfushorin e Real Madridit më shumë se dhjetë vjet më parë

banner

Kontestohet viti 2012, gjatë të cilit Modric kaloi nga Tottenham në Real Madrid dhe autoritetet i “prenë” një shumë të tepërt parash në fund të vitit.

Ata e ngarkuan me taksa duke u bërë sikur të kishte kaluar gjithë vitin në Spanjë dhe ai kishte qenë anëtar i Real Madridit vetëm nga fundi i gushtit

Sipas mediumit El Mundo, është konstatuar se tatim-mbledhësit i kanë mbledhur tatimin Modricit në shuma të veçanta prej 1.2 dhe 1.5 milionë euro, përveç kësaj e kanë gjobitur me 900.000 euro dhe tani duhet t’i kthejnë gjithsej 3.6 milionë euro.

Administrata tatimore spanjolle u mbrojt duke pretenduar se, edhe pse Modric ishte në Madrid vetëm katër nga dymbëdhjetë muajt e mundshëm, ai e realizonte pjesën më të madhe të të ardhurave në tokën e këtij vendi, por ky nuk ishte një argument që kaloi në gjykatë.

Ligji ishte në anën e Modricit sepse thotë se një banor në Spanjë konsiderohet një person që jeton në vend për 183 ditë, dhe Modric kaloi 127 ditë atje në vitin 2012.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy