NY Post: Divorci mes princit Leka dhe Elia Zaharias ishte parashikuar

by Merita

Divorci mes princit Leka dhe Elia Zaharias është një lajm që po bën shumë bujë edhe në mediat ndërkombëtare.

Me qindra gazeta, revista dhe portale po i bëjnë jehonë ndarjes së tyre pas tetë vitesh martesë.

banner

Mediat më të rëndësishme në planet, ‘People’,‘Vanity Fair’,  ‘Daily Mail’, ‘New York Post’, ‘Independent’, ‘Fox News’ etj po shkruajnë për këtë ngjarje. Por e përditshmja amerikane, ‘New York Post’ shkruan se ndarja e tyre në vitin 2024 ishte e parashikuar nga një fallxhore. Bëhet fjalë për parashikuesen e njohur të fatit, Sally Morgan.

Ajo i kishte bërë parashikimet e saj në një intervistë për revistën ‘Closer’. Morgan kishte thënë se një çift i veçantë mbretëror do divorcohej në vitin 2024. Shumëkush ndoshta nuk e ka menduar se bëhet fjalë për çiftin mbretëror shqiptar.

SKY News shkruan se tani një beqar i lakmuar, me pak gjak australian, është në ‘treg’.

Por ndoshta kjo gazetë nuk e di se princi Leka ka një tjetër histori të përfolur dashurie në Shqipëri…/Syri.net

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy