Shpëtim Hajdaraj, djali i veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Smajl Hajdaraj, është i ftuar në “Pressing” të T7, ku po rrëfen për vrasjen e babait të tij më 17 janar 2002.
Në studio është shfaqur një fjalim i Smajl Hajdarajt, ku grupin ushtarak për çlirimin e Kosovës e sheh si institucionale të Kosovës që aso kohe udhëhiqeshin nga Ibrahim Rugova.
Shpëitm Hajdaraj ka thënë se ai deklarim i ka penguar qarqeve të atëhershme të Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK).
“Ka pasur qarqe që iu ka penguar ky deklarim, kryesisht kanë ardhur nga kundërshtarët ideologjikë. Në atë kohë kanë qenë kryesisht ajo që është quajtur njerëz nga ai tabori i LPK-së. Atyre iu ka penguar shumë ky deklarim. Sepse pastaj ata e ndërtuan frymën dhe narracionin se vetëm ne jemi çlirimtarë, ju jeni tradhtarë. Duhet të vriten të gjithë këta. Ka pasur frymë të ndërtuar gjatë asaj periudhe”, ka thënë ai.