Tahiri: KESCO e merr rrymën në KEK për 2 euro e 90 centë, ndërsa qytetarëve ua faturon 14 e 45 centë me tarifën mbi 800 kWh – kjo është plaçkitje

by Nexhat

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka ftuar deputetët që ta votojnë Rezolutën e PDK’së për uljen e çmimit të energjisë elektrike dhe heqjen e bllok tarifës.

Tahiri ka bërë një krahasim të çmimit të rrymës që e blen KESCO dhe çmimit që u faturohet pastaj konsumatorëve,

“Nëse e shohim çmimin për megavat, se sa e merr KESCO në KEK është vetëm 2 euro e 90 centë, pra kushton kilovati. Ndërsa, neve qytetarëve me tarifën e ulët na e faturon 3.34 centë, me tarifën e ulët pjesën e natës, ndërsa me tarifën e lartë nën 800 kWh është 7.79 centë. Pra, më shumë se 100 përqind.  Nëse shkojmë mbi 800kWh, tarifa e ulët është 6.81 centë, ndërsa tarifa e lartë mbi 800 kWh shkon 14.45 centë. Pra, prej 2 e 90 sa e merr në KEK, neve me tarifën e lartë mbi 800 kWh na e faturon 14 euro e gjysmë, pra gati 500 përqind”, ka deklaruar Tahiri.

Sipas tij, kjo është plaçkitje dhe se duhet të kundërshtohet në secilin variant.

“Prandaj, kolegë deputetë është e papranueshme me vazhdu edhe në vitin 2024 me pagu fatura të tilla të energjisë elektrike, kur nevoja për import ka qenë vetëm 5 përqind. 95 përqind e energjisë elektrike është prodhuar nga prodhimet vendore. Në anën tjetër, çmimi shkon deri në pësëqind për qind në tarifën e lartë mbi 800 kËh, kjo është e papranueshme. Duhet ta kundërshtojmë. Nuk mundemi me leju me u gjobit në forma të tilla. Kjo është plaçkitje”, ka thënë Tahiri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy