Kylian Mbappé do të duhet të bëjë një zgjedhje dhe atë shumë shpejt.
Francezi, i ndjekur prej vitesh nga Real Madrid, mund të vendosë lehtësisht të zgjasë aventurën e tij në Paris, ku shpreson të bëjë historinë e klubit.
Sipas RMC, pronarët e Katarit gjithashtu kanë nxjerrë blloqet e tyre të çeqeve në përpjekje për të bindur superyllin.
Flitet për një ofertë të fortë, me pagë vjetore 100 milionë euro dhe kontratë 4-vjeçare, pra 400 milionë euro në total.
Real Madridi nuk do të jetë kurrë në gjendje të konkurrojë, nga pikëpamja financiare, me një ofertë të kësaj përmasash, por klubi po mbështetet ne atmosferën dhe projektin e tij sportiv për të bindur Kylian Mbappe se është koha për të bërë hapin e madh.
Merkato premton të jetë intensiv. Kujtojmë se sulmuesi do të jetë i lirë më 30 qershor./Informim/