Enkelejd Alibeaj në një dalje për mediat, ka deklaruar se do të vijojë rrugën për ti siguruar shqiptarëve një reformë zgjedhore me lista të hapura dhe barazi vote
Në fjalën e tij pas bllokimit të komisionit të Reformës Zgjedhore, Alibeaj u shpreh se PS dhe segmente të opozitës janë të interesuara të mbajnë peng procesin.
“Banaliteti dhe shfaqjet e shëmtuara kanë vetëm një qellim. Mbajtjen sa më gjatë të pushtetit të Ramës dhe pandëshkueshmërisë së tij”, tha ai
Fjala e plotë:
Jemi te bindur te vazhdojme rrugen tone per ti siguruar shqiptareve nje reforme zgjedhore, me lista te hapura, barazi vote, votim dhe numerim elektronik dhe voten e diaspores.
Sikunder e shohim qarte edhe ne bashke me shqiptaret se PS dhe segmente te opozites jane te interesuar ta mbajne peng kete proces. Te paret per te siguruar zgjatjen e pushtetit dhe te dytet duke bere lojera qe lidhen me interesa personale.
Kryetarja e Kuvendit duhet te siguroje mbarevajtjen e procesit. E dime shume mire qe shfaqje te tilla te shemtuara jane ne funksion te pushtetit dhe kryeministrit. Por eshte po kaq e qarte qe per kete funksion Edi Rama perdor nje pale qe me bllokimet ne kuvend nuk ka arritur asgje pervec te shtoje arrogancen dhe pushtetin e Edi Rames