FSK-ja stërvit trupat e ushtrisë ukrainase, Ambasada britanike: Kosova ka demonstruar solidaritet me Ukrainën që nga fillimi i luftës

by Nexhat

Të enjten është nisur kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar për operacionin “INTERFLEX”, që realizohet në mbështetje dhe përgatitje të personelit ushtarak të Ukrainës.

E lidhur me këtë sot ka reaguar Ambasada Britanike në Prishtinë, duke thënë se Kosova ka mbështetur dhe demonstruar solidaritet me Ukrainën dhe popullin ukrainas që nga fillimi i luftës

banner

“Mbrëmë i uruam lamtumirën një kontingjenti të ushtarëve të FSK-së para se të fluturonin në Britani të Madhe për të mbështetur operacionin INTERFLEX.

Kosova ka mbështetur dhe demonstruar solidaritet me Ukrainën dhe popullin ukrainas që nga fillimi i luftës

Operacioni INTERFLEX zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka për qëllim stërvitjen e trupave të ushtrisë ukrainase. Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja kanë ofruar gatishmëri për angazhimin e instruktorëve për të ndihmuar në procesin stërvitor të Ushtrisë së Ukrainës në kuadër të këtij operacioni”, shkruan ambasada në Facebook.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy