Siguria në rajonin e Ballkanit Perëndimor e veçanërisht në Bosnjë dhe Kosovë mbetet e brishtë për shkak të tendencave të Serbisë për destabilizim të rajonit dhe lidhjeve të saj me Rusinë e cila për ta shtrirë ndikimin në Ballkan e përdorë Serbinë si satelit të vetin.
Profesori i medias dhe konfliktit në Universitetin Adger, Abit Hoxha, tha se Kosova duhet të jetë e përgatitura për sulme tjera diversive të Serbisë, siç ishte ai i Banjskës më 24 shtator 2023.
“Kosova duhet të jetë e përgatitur gjithmonë për sulmet diversive të Serbisë. Sulmi i fundit që ka ndodhur në Banjskë nuk është i pari. Kosova duhet të jetë e përgatitur për sulmet diversive të Serbisë edhe për një kohë më të gjatë edhe para edhe pas marrëveshjes, pra Kosova duhet të jetë e gatshme”, theksoi ai për Lajmet e Fundit’në RTK.
Sipas tij, Kosova duhet të jetë e përgatitur për skenare, sikur ai që ndodhi më 24 shtator të vitit 2023 në Banjskë.
Hoxha tha se sulmi i fundit sipas të gjitha gjasave është e përgatitur nga Serbia. Ai ka vlerësuar organet e sigurisë së Kosovës për përgjigjen ndaj sulmit terrorist.