Londo u shpreh se çështja e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës mbetet një nga temat kryesore të diskutimit në Greqi pasi sipas saj ka një interes të madh.
Ajo shtoi se përveç një deklarate thuajse të asnjëanshme të SYRIZA, palët politike, por edhe media ndjek një linjë të kërkuar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.
Londo nënvizoi se megjithatë ambasadorja shqiptare ka zhvilluar takime me zyrtarë të nivelit të lartë në Greqi dhe se ka një vullnet pozitiv për vijimin e takimeve të mëtejshme.
“Duke kapur fillin nga dhjetori, burimet në Greqi thanë se do ketë një reagim të diplomacisë greke. Ndërkohë çështja greke mbetet temë në median greke pasi interesi është shumë i madh. Ka një deklaratë të eurodeputetit Nikos Ppandreu i cili në raportimin e tij është referuar edhe në kërkesën për lirimin e Fredi Belerit ose lejimin e tij të betohet si krye bashkiak.
Përveç një deklarate thuajse asnjanëse të SYRIZA, trajtimi i rastit Beleri ka një vijë të përcaktuar kombëtare në Greqi, ashtu si edhe nga mediat, qofshin të majta apo të djathta. Ato transmetojnë linjën që kërkon kryeministri Mitsotakis. Ai ka deklaruar se kjo është një çështje ku shkelet shteti i së drejtës.
Këtë herë impakti i çështjes Beleri nuk ka sjellë pasoja për komunitetin shqiptar në vend. Ambasadorja shqiptare ka zhvilluar disa takime me zyrtarët grekë, dje është takuar me ministrin e Drejtësisë, sot me atë të Turizmit. Ka një vullnet shumë pozitiv për vijimin e takimeve të mëtejshme dhe aktivizimin e specialistëve në fushat përkatëse. Megjithatë mund të anashkalojmë faktin se “Beleri” ndikon në marrëdhënien mes vendeve”, u shpreh ajo.