Kënga e Bebe Rexha në mesin e 10 këngëve më motivuese në histori

by engel

Një hulumtim i bërë së fundmi nga ekspertët psikologë ka zbuluar 10 këngët më të motivueshme të të gjitha kohërave – me hitin e vitit 2007 në Britaninë e Madhe të Kanye West, “Stronger”, që renditet në krye të listës.

Pas tij vjen artisti i repit Eminem me këngën “Till I Collapse” i ndjekur nga dyshja David Guetta dhe Bebe Rexha me “I’m Good (Blue)”, që pushtuan klasifikimet pas lansimit të saj në vitin 2022.

banner

Ndërkohë, përfundojnë pesëshen e parë klasikja e vitit 1982 nga Survivor, “Eye Of The Tiger”, dhe “Run” nga Snoë Patrol.

Gjetjet dolën nga një analizë e 65 listave më popullore motivuese në Spotify dhe Apple Music, për të përcaktuar se cilat këngë bënin më shumë paraqitje – me “Stronger” që shfaqet në 14 lista në shërbimet digjitale të muzikës, shkruan The Mirror.

Dhe thellimi në këngët më të motivueshme u bë në emër të 888Poker, pasi ambasadori i tij, Alexandre Mantovani, zbuloi se çfarë dëgjon para turneve të mëdha.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy