Kurti dhe Vuçiq takohen të hënën, këtë herë në Shkup

by engel

Liderët e Ballkanit Perëndimor do të mblidhen të hënën më 22 Janar në Shkup, ku me përfaqësues të BE-së dhe organizatave rajonale do të diskutojnë Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor të miratuar nga Komisioni Evropian.

Mikpritës i takimit do të jetë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ndërsa pjesëmarrjen e kanë paralajmëruar: kryeministrat e Kosovës dhe Shqipërisë, Albin Kurti dhe Edi Rama, ai i Malit të Zi, Millojko Spajiq, presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe ministri i Financave dhe Thesarit në Këshillin e Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Srgjan Amixhiq, kanë kumtuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

banner

Në këtë takim do të marrin pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim në Komisionin Evropian, Gert Jan Koppmann dhe Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien.

Në takimin për Planin për Rritje në Ballkanin perëndimor në Shkup marrin pjesë organizatat rajonale, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, CEFTA dhe Forumi i Investimeve i Gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor, si dhe institucionet financiare ndërkombëtare.

Në nëntor të vitit të kaluar, Komisioni Evropian prezantoi një plan të ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili përfshin gjashtë miliardë euro grante dhe kredi për të përshpejtuar afrimin socio-ekonomik me Bashkimin Evropian.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy