“Lajçaku i mirë, Lajçaku i keq”, Çitaku e ashpër me liderët institucionalë: Jeni joserioz dhe të papërgjegjshëm

by Nexhat

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar liderët institucionalë për ndryshim të qëndrimeve në raport me dialogun Kosovë-Serbi.

Ajo ka vlerësuar se kjo i bënë ata joserioz, të papërgjegjshëm dhe qesharak.

Në profilin e saj në “Facebook”, Çitaku ka shkruar se për shkak të pozitave që mbajnë janë të dëmshme për vendin.

“Është i mirë propozimi i BE për asociacionin; Jo nuk është i mirë propozimi i BE; E kemi pranuar propozimin e BE; Nuk e kemi pranuar propozimin e BE; S’ka autonomi për serbët e Kosovës; Ka autonomi për serbët e Kosovës; Lajçak është i mirë; Lajçak është i keq. Ju jeni joserioz, të papërgjegjëshëm, qesharak. E fatkeqësisht për shkak të pozitave institucionale që mbani, ju jeni të dëmshëm”, ka shkruar Çitaku

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy