Lavrov dhe Zakharova në linjë me Serbinë, i nervozon furnizimi i Kosovës me “Javelin”

by Merita

Blerja l e raketave antitank “Javelin” nga Kosova e ka nervozuar Rusinë. Ishin ministri i Punëve të Jashtme i Rusië, Sergey Lavrov dhe zëdhënësja e këtij dikasteri, Maria Zakharova ata që reaguan të parët duke i dalë në mbështetje Serbisë e duke kritikuar madje edhe Bashkimin Evropian.

Se Rusia do të jetë gjithmonë me Serbinë e tha minsitri rus, Sergey Lavrov.

banner

Për mediumin propagandistik “Sputnik” serb, ai vazhdoi dezinformatat e tii se gjoja “në Kosovë punohet kundër serbëve”.

Lavrov theksoi se faktori shqiptar në Ballkan është shumë serioz dhe se problemi mund të përshkallëzohet. Ndërsa shkoi edhe më larg duke e akuzuar edhe Bashkimin Evropian.

“Bashkimi Evropian duhet të ketë turp, sepse në vitin 2013 ranë kaq shumë kambana, saqë problemi i Kosovës u zgjidh. Nuk është as afër. Dhe tani, sikurse kur bëhet fjalë për çdo çështje tjetër, kur duhet të përmbushet marrëveshja, ata tërheqin dorën në favor të palës që është më afër tyre në rastin konkret dhe më afër tyre, natyrisht, janë shqiptarët e Kosovës, sepse u janë betuar besnikërisë, duan të anëtarësohen në NATO dhe të ndjekin udhëzimet e BE-së, nëse duan që problemi shqiptar të mos shpërthejë në Ballkan”, tha ai.

Ndërsa Zakharova dënoi ashpër vendimin e ShBA-së për t’i shitur raketa antitank Kosovës.

“Ne dënojmë me vendosmëri çdo përpjekje për të armatosur strukturat ilegale paraushtarake në Prishtinë”, tha Zaharova në konferencë duke mbajtur linjën e Beogradit në propagandën që bën kundër ushtrisë së Kosovës.

Reagimi i Zaharovës vjen pasi Departamenti Amerikan i Shtetit tha se më 11 janar administrata amerikane ka njoftuar Kongresin për propozimin e programit për Shitjet e Huaja Ushtarake (FMS) për rastin e shitjes së raketave Javelin dhe pajisjeve të tjera të lidhura me to për Kosovën.

Kosova ka bërë kërkesë që të blejë raketa Javelin në vlerë prej 75 milionë dollarësh. Bëhet fjalë për 246 raketa kundërtanke të këtij lloji, që prodhohen nga SHBA-ja, sipas një njoftimi të Agjencisë amerikane për bashkëpunim në siguri. /The Geopost

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy