Pas katër orë ndalimi nga BIA serbe, lirohet avokati Stojkoviq

by Nexhat

Pas katër orë ndalimi nga Agjencia e Inteligjencës së Sigurisë së Serbisë (BIA) është liruar avokati Çedomir Stojkoviq.

Stojkoviq në një postim në X shkruan se lirimi i tij nuk është si rezultat i vullnetit të autoriteteve serbe, por se e dinin se nëse do të arrestohej presioni nga ndërkombëtarët do të ishte i madh

“Pasi u ndalova për katër orë nga anëtarët e Agjencisë së Sigurisë Informative të Serbisë, më liruan për lëvizje të lirë. Tani Aleksandar Vuçiq duhet të shpjegojë pse jam liruar unë, ndërsa për të njëjtën çështje u ndalua Nikolla Sanduloviq.

Lirimi im nuk është rezultat i vullnetit të autoriteteve. Unë u lirova sepse autoritetet ishin në dijeni se nëse do të më arrestonin edhe mua, presioni nga ndërkombëtarët do të ishte shumë i madh”, shkruan ai

Avokati Stojkoviq shkruan se në shtetin e Aleksandër Vuçiqit ligjet zbatohen në mënyrë arbitrare.

“Unë bëra një gjë edhe më ‘keq’ se Nikolla – mbajta një fjalim edhe te varri ku ai vendosi lule”, shkruan ndër të tjera ai.

Megjithatë, Stojkoviq nuk përjashton mundësinë që mund të arrestohet pasi arrin në Beograd.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy