Pasagjeri kafshon stjuardesën, kthehet aeroplani

by Nexhat

Një pasagjer 55- vjeçar në një linje ajrore amerikane dyshohet se ka kafshuar një stjuardesë gjatë fluturimit, duke detyruar aeroplanin të kthehej në Tokio.

Fluturimi ANA 181 u nis nga Aeroporti Haneda i Tokios, por u rikthye pas një ore aty edhe pse destinacion kishte Seattlen.

Pasagjeri është arrestuar kur aeroplani aterroi.

Stjuardesa pësoi lëndime të lehta.

Nuk është rasti i parë i kafshimit të supozuar në ajër. Në vitin 2022, dy pasagjerëve iu dhanë gjoba të mëdha për goditjen dhe kafshimin e ekuipazhit dhe pasagjerëve të tjerë në fluturime të veçanta me kompanitë amerikane American Airlines dhe Delta Air Lines

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy